Sunday, March 9, 2014

DIKUSH DIKUR...!

DIKUSH DIKUR...!
_______________

Dikush dikur dashuroi dike
dhe ndjenjat si shfaqi kurre...
Thjesht shqiptonte nje emer pa ze,
kaq here e kish shkruar ne gur...

Tek sofati i shtepise se vjeter,
ku kaq puthje i kish rrembyer...
Mbetur kujtim ky emer i shkruar,
mbi gure dhe mbi deren e thyer...

Kaq vite me pas kur kalon aty,
veshtron kete dere te vjeter...
Me xhamat e dritareve ben dashuri
zakon i mbetur qe heret...

Dikush dikur kujton nje dashuri
dhe xhamat e thyer ne dritare...
Sevdane e paharuar tek porte e rezuar
me xhamat e dritareve perqafuar...!!

SoVaNa 9 MARS 2014




No comments:

Post a Comment