Friday, March 28, 2014

PASKA ARDHUR KOHA

PASKA ARDHUR KOHA
_____________________

Paska ardhur koha te ri e te gjykoj veten,
te pa thenat qe une i kam thene ne heshtje,
ti shtroj e ti prek me mollezat e gishtave,
e pastaj me ze ti pohoj pa pike e pa presje...

Te them me te madhe qe ne jete kam genjyer,
spaskam qene as i paster e as qelibar i kulluar...
Por jam skuqur nga turpi e brenda vetes jam fyer,
jam ngritur mbi veten e ndaj vetes jam betuar...

Paska ardhur koha qe nen thinjat e mia,
te mos i fsheh bemat e te vdes i penduar...
Te shkoj pikerisht pa me gjykuar perendia
te me falin njerezit qe ndoshta i kam lenduar...

Se i trembem shume asaj botes tjeter.
Botes se nendheut qe mund te mi bluaj eshtrat....
Si gjallese e vdekur te dridhem nga dhimbja ,
e si heshta te me cpojne genjeshtrat e mia

Asgje nga te keqiat sdua te mar me vete,
do ti le ketu ne kete dynja te rreme...
Ketu le te me shajne e te thone c'te duan,
por e di qe s'do vuaj ne boten e pertejme...!

SoVaNa 28 MARS 2014

No comments:

Post a Comment