PËR NËNËN
________________
Ndjej se si vitet i ngarkoj mbi shpinë,
pesha e tyre më kërrus çdo ditë...
Ndjej për ditë se bëhem më i ndjeshëm,
një fjalë e vogël më vret , më mërzit...
pesha e tyre më kërrus çdo ditë...
Ndjej për ditë se bëhem më i ndjeshëm,
një fjalë e vogël më vret , më mërzit...
Nuk dua të dëgjoj për zënka a lotë,
të dëgjoj dua vetëm emrin tënd Nënë....
Qielli le të shkrehet në shtrëngatë...
netët le të jenë të errëta e pa hënë...
të dëgjoj dua vetëm emrin tënd Nënë....
Qielli le të shkrehet në shtrëngatë...
netët le të jenë të errëta e pa hënë...
Të thuash në të ri, për asgjë s'ma ndiente,
se bota përmbysej a shkrehej në vaj...
Mjaftonte pranë vetes tëndja buzëqeshje,
e buzët e tua të më puthnin pa matë...
se bota përmbysej a shkrehej në vaj...
Mjaftonte pranë vetes tëndja buzëqeshje,
e buzët e tua të më puthnin pa matë...
Më thuaj çdo të bëja nëse Ti s'do të ishe.
Ku do ti gjeja ata gurë qe i kthen në lule.
Netëve të errëta që vetem ti u jep dritë,
dhe retë i ndez e i kthen në vetëtimë...
Ku do ti gjeja ata gurë qe i kthen në lule.
Netëve të errëta që vetem ti u jep dritë,
dhe retë i ndez e i kthen në vetëtimë...
Po ti Nënë përherë je si një gur i fortë,
por një gur i ndërtuar nga tufa lulesh...
Më gjendesh pranë e më puth me mall,
më thua:- Jam këtu bir... e s'më lë të përkulem...!
por një gur i ndërtuar nga tufa lulesh...
Më gjendesh pranë e më puth me mall,
më thua:- Jam këtu bir... e s'më lë të përkulem...!
SoVaNa 2 MARS 2014
No comments:
Post a Comment