Wednesday, April 9, 2014

CAMAROKJA

Dikur doja te puthja nje cupke,
nje camaroke me sy te blerte...
I hengra kepucet i grisa,
por ah ajo ish shume e serte...

Sa here mendoja se me donte.
sepse shenje me bente me sy...
Por syte askush s'ja kuptonte,
dhe zemra si rihte per njeri...

Shpesh trokitjet e zemres,
mi thyente mi bente rremuje...
Me conte kaq here te burimi,
e kurre sme ngopte me uje...

Qeshte ajo camaroke,
perseri ma bente me sy...
Me lodhe moj lumemadhe,
ne te zenca cdo te bej se di...

Me lodhi e me la pa zemer
s'me bindeshin me as kembet
dhe buzet e mia c'me ngrine
te puthja s'doja me as nje femer...!

SoVaNa 9 PRILL 2014




No comments:

Post a Comment