Kur nga qielli do te bien yje,
e nder dege te varen si qershi...
Mbremjet do te qeshin pa fund,
e hena do te bier ne dashuri...
Atehere une do te behem yll,
e do te fluturoj lart ne qiell...
Endrrat e mia s'do ti ndryll,
do ti ndez zjarr si mijra diej...
Dhe ti do te kthehesh ne zane,
qe vec kendon me ze te larte...
Deti i i kalter e qielli i pa ane,
me ze delfinesh e bilbilash do te qajne...
Atehere dhe ti e dashuruar do te jesh,
e rrugeve do te qeshesh me ze...
Dhe une do te kthehem ne petale,
ku ti te luash e ti shkulesh nje nga nje...
SoVaNa 16 PRILL 2014
No comments:
Post a Comment