Thursday, April 3, 2014

PER NENEN DHE FEMIJET

PER NENEN DHE FEMIJET
_______________________

Perse valle jam kaq i dobet,
sa here qe nenen e shoh ne sy...
Pa me pyetur me rreshkasin lotet,
ndihem i dobet dhe i pafuqi...

Te jesh gjalle dhe Nenen ta shohesh,
vetem ne ekranin e ftohte ne skype...
Tek te me thote na mori malli,
me duket sikur me thote hajde...

Dhe une ri dhe e veshtroj i vrare,
e zgjas doren e ferkoj ekranin...
Aq shume me ka mare ai mall,
me mbyt denesa me humbasin fjalet...

E di, dikush mund te thote,
po cte pengon qe se mer rrugen...
Ah njeri ta dish , aq shume dua,
por pa me pyet a mundem thua...

Sa here nisem te mar nje rruge,
them me prit Nene se ja do te vij...
Me del para emigrim kucedra,
e me mban peng femijet e mij...

Ndaj dhe mblidhem e s'di sec bej,
shpirti me dhemb per Nenen time...
Dhe femijet i veshtroj po nga ekrani,
per te gjithe mu pervelua xhani...

1 PRILL 2014

No comments:

Post a Comment