Kete muzg e ngacmova mallin,
ne vitet e mia u ktheva pas...
Thinjat e flokeve perseri i nxiva,
trupin tim si deget lastar...
Dikur nje dore shtrengonte nje pene,
shkruante deshira dhe embelsi...
Nje zemer e dridhur e dashuruar
qe puthte me zjarr nje pale sy...
Por syte e puthjet mbetur ne mendje,
ne timen memorje prane nje qershi...
Dikur gelonte nga kokrrat e tulta,
nga fjalet nen ze te dua te dua...
I ikur i vdekur eshte e njejta gje,
floket tashme ngjyer ne te bardhe...
Qershia ligeshtuar e tretur si plake,
gjethet si mbijne ka mbetur e thate...
Nje fishkellime qe cante ne ajer,
ka humbur e s'ndihet me e gjalle...
Dritarja jote mbushur me endrra,
qendron e mbyllur e ftohte pa zjarr...
4 PRILL 2014 SoVaNa
No comments:
Post a Comment