_____________________________
Tek porta me qemer te me kerkosh,
aty ku u rritem te dy e hodhem shtat...
Si dikur do te te pershendes si djalosh,
i ndrojtur si nje vajze e qemocme...
Do ti leviz kalldremet e murme,
do te kerkoj capkenlleqet e mia...
Diku patjeter do te kene mbetur gjurme,
ca dregeza mbase i ka lene dashuria...
Tinez veshtrimin do te tres,
mbas perdeve te dritareve me harqe...
Ku ti si "rastesisht" vadisje lulet e tua
e me piklat e ujit me sperkasje...
Pastaj do te ngrihem e do te shkoj,
me zemren e thyer e bere cope...
Asgje nuk munda te mesoj per ty,
e sdi sec fshihet mbas asaj porte...
SoVaNa 23 MAJ 2014
No comments:
Post a Comment