Monday, May 19, 2014

TE DESHA AQ SHUME

TE DESHA AQ SHUME
______________________

Me urrejtje ta shpreha dashurine,
te shava sa munda me zerin qe me dridhej...
Por brenda vetes shpirti per ty me digjej,
plasa te te thosha sa shume te dua...

E mblodha shuk buzeqeshjen tende,
zerin tend te embel qe me ledhatonte...
E flaka neper stepa qe askush se degjonte,
larg diku ku vetem heshtja te mbreteronte...

Te desha aq sa edhe veten kisha harruar,
ndaj te urreva qe ti te me urreje me shume...
Qe neser te mendoje se kurre nuk te desha,
marazi te mos me vriste ne heshtje e pa zhurme...

Te gjitha keto i bera se pse te desha shume,
frika me pushtoi se mos te humbja per gjithmone...
Me mire te me urreje e te me thoshe s'isha burre,
sesa marrezia te fitonte e te qeshte me triumf...!!

SoVaNa 19 MAJ 2014

No comments:

Post a Comment