Kur gjumi ushtron pushtet mbi mua,
e gjindem i shtrire ne shtratin e tij...
Atehere ti kujtohesh e me thua te dua,
e une si te degjoj as vete nuk e di...!!
Qerpiket perplas e gjumi me trembet,
ti ke hyre brenda meje neper eresire...
Keshtjella e akullit fillon edhe shembet,
dhe endrrat fillojne te rrjedhin perseri...
Cuditem me vete e them si ka mundesi...
Une kisha bere nje pakt me naten edhe gjumin....
Por ti je e vetmja qe di te thurresh magji,
te rrezosh bedena e te ngjallesh nostalgji...
SoVaNa 31 MAJ 2014
No comments:
Post a Comment