Saturday, June 7, 2014

AI TREN NUK QE PER MUA


-----------------------------------------
Vrapova sa munda te te kap
e humba trenin vetem per pak..
Vertete s'doja por ja qe ndodhi,
shpirti me qe zene ne cark..!!

Ndoshta bera mire qe e humba
edhe pse me erdhi keq,
se pse ai tren nuk qe per mua,
por une e desha si per dreq...
Se si i thone cdo gje ka moshe
une pesedhjet e ti njomzake...
Ja me thuaj ti a do te shkonte,
mbi nje gur nje tufe zambake..!!??

No comments:

Post a Comment