Mbi mua djersët hidhnin valle
të kripura mbretëronin pa fjalë...
Lotët për çudi çurgonin,
kripa i bashkonte vallë...!?
Nën tendë fshihej hieja
nga dielli që digjte si saç...
Deti gjëmonte në të qeshura,
s'pranonte të jepte harraç...
E ndjeja se diç më mungonte
në atë ditë të zhurmshme e të zhegtë,
ku s'kisha nevojë për zjarr
por për njerëz që kisha mall...
Sotiraq Naçi
No comments:
Post a Comment