Friday, September 19, 2014

RATHË VJESHTE

__________________

Ka raste qe ne oret e vona te mbremjes me pelqen vetmia...
Nuk perpiqem aspak te fle, biles them kjo nate te jete sa me e gjate...!!
Ndoshta nata eshte mistike dhe mi zbulon te fshehtat e mia...
A ndoshta une i rrefehem asaj dhe ndihem me mire...
Ne fakt kam aq shume per te te thene, sa shpesh fjalet me ngaterrohen...
Pa dashur me shfaqet qielli i ngrysur i vjeshtes e tek tuk ndonje yll i vonuar...
Nxjerr nje cigare e ndez me qetesi dhe filloj e bej rrathe....
Pastaj i veshtroj i heshtur tek shperndahen neper nate...
Befas nje cast me kujtohet kur ti duke qeshur me perqafove...
Me the:- Ato rrathe jane si endrrat ku i sheh por si kap dot...!
Buzeqesha e zgjata duart, gjoja ti kapja por ato nga rrathe ktheheshin ne tym dhe zhdukeshin ne tisin e nates derisa humbisnin...


Leshova nje psheretime e cila e theu heshtjen e nates dhe rapelleu brenda shpirtit tim me dhimbje....
Tani perseri kam ndezur nje cigare dhe ne heshtje tymos pa menduar asgje...
Rrathet ravijezohen ne qiellin e erret dhe bulezat e shiut sikur psheretine mbi to duke i tretur ne qiellin e heshtur...
E njejta vjeshte te njejtat rrathe por i vetem...
Nate e erret pa endrra..!!.

Sotiraq Naçi SHTATOR 12 E VJESHTES 2014

No comments:

Post a Comment