Friday, September 19, 2014

NJË PIKËZ DHIMBJEJE

_________________________

I ndjej të trokasin si pikëza shiu,
si mbi xham të rrëshqasin lotë të nxehtë..
Diku bashkohen qetë pa u ndier,
në parvaz a nën mjekër krijojnë një det...

Një det miniaturë që zien nga dallgëlotë,
si pikëza shiu ku treten buzëqeshjes...
Me mallin e lagur nga çurgje shprese,
rrëshqasin, trokasin në murin e heshtjes...

Jam une një pikëz shiu, ndoshta dhe lot,
kthyer ne pikëdhimbjeje detit të pafund....
Bërtas mundimshëm pikë pikëz
në parvaz a nën mjekër, brënda tyre humb...!!

Sotiraq Naçi 9 SHTATOR 2014

No comments:

Post a Comment