Thursday, September 18, 2014

PAGJUMESI


_________

Perpiqem te fle ne kete nate te ftohte,
por gjumi s'me ze perpiqem me kot...
Hahem me vete e nder dhembe shaj...
S'di se kujt ti flas e ke te bej me faj...

Ngrihem nga krevati vertitem neper dhome,
pastaj si padashur mendja dic me thote...
Mar laps e leter te hedh disa mendime,
por ato per dreq s'me binden s'me degjojne...

E flak lapsin dhe letren e bej shuk,
fishkellej nen ze nje melodi te embel...
Bej sikur s'kuptoj se dic dua te kem prane,
ndaj shtrihem perseri te shoh ndonje enderr...

SoVaNa 5 QERSHOR 2014

No comments:

Post a Comment