Thursday, September 18, 2014

VËRTET KUJTOHESH NDONJËHERË PËR MUA...?

Vertet kujtohesh ndonjehere per mua...?
Si mund te me harrosh ne vegimet e tua...!?
Nanurisjet dhe puthjet e enderrta,
afshet, psheretimat e pamendeta...

Vertet vrapon kjo kohe si e cmendur,
dalengadale lufton te fshije gjithcka...
Qe nga puthjet dhe ledhat e ndjera,
deri tek lotet e fjalet e nxehta....

As vdesin e as shuhen endrrat e mia,
ato vec fshihen thelle nder kujtime...
Here ngjallen e flasin me mua,
here grinden thelle ne vegime...

Kur nis dita e fillon te zbardhe,
ashtu sic zgjohem sypalare...
Peshperis nen ze vec tendin emer,
qe perhere me reh si shpirt si zemer...

Ku jane muajt e si shkojne ditet...
Nga kjo jete ta dish nuk iket...
Pa nje puthje si zjarr dashurie,
shpirtlenduar e zemerthyer....


Sa here nis dita, nje dite e vakur,
thjesht nje dite si e palindur...
Ku rrezohet nje shpirt i plakur,
qe vec ngjallet nga ty e dashur...

Ndaj me te zene emrin ne goje,
ngrihem, ndizem, zjarr me mer jeta...
Them se ti je endrra qe jeton me mua,
ngacmon zemren me rrahje te shpeshta...

E filloj e kendoj nen ze nje kenge,
ate kenge qe ti aq shume e doje...
Dhe ringjallem e behem furtune,
filloj mar jete si bleta nder zgjoje...!

SoVaNa 21 QERSHOR 2014

No comments:

Post a Comment