Wednesday, April 8, 2015

ASNJEHERE


Asnjëherë,
s'kam dashur të përballem me Ty...
As në ditët e mia më të mira....
As atëhere kur guxoja të të shihja në sy...
Kjo ka ndodhur jo sepse kam pasur frikë,
as trim me Ty nuk kam qënë kurrë...
Por a mund të përballesha me dashurinë!!?

Asnjëherë ,
nuk kam dashur të përballem me Ty...
Ndoshta një ditë do të të kem përballë
por kësaj nuk i thonë përballje,
as frikë por mall...!

No comments:

Post a Comment