Wednesday, April 8, 2015

ΝDODH NDONJËHERË...


Ndodh ndonjëherë dhe pyes për Ty,
sa herë që kthehem ne qytetin tim...
Por mbledhin supet si për çudi,
ndoshta janë të ardhur a komshinj të rinj...

Dhe unë perpiqem tu spjegoj gjithçka...
Tu them se dikur Ti ishe një yll,
një yll i rallë që s'gjëndej në dynja,
që më coptoi shpirtin e zemër nuk me la...
Por përseri mbedhin supet si për çudi,
e me keqardhe përcjellin vështrimin tim...
Ndoshta nuk e dinë ç'do të thotë dashuri,
ndoshta janë të ardhur a komshinj të rinj...
SN 2 prill 2015

No comments:

Post a Comment