Vështroja tutje në horizont,
dallgët që oshetinin ngjethur...
Muzgu i thyer melankolik,
me mua dergjej bregut...
dallgët që oshetinin ngjethur...
Muzgu i thyer melankolik,
me mua dergjej bregut...
Drejt meje erdhi një valë,
një valë deti mbushur shkumë...
dhe unë mbeta duke e parë,
s'dija në isha zgjuar a në gjumë΄..
një valë deti mbushur shkumë...
dhe unë mbeta duke e parë,
s'dija në isha zgjuar a në gjumë΄..
Ζgjata duart drejt saj ngadalë,
e mblodha një grusht ujë...
Papritur ajo në duar mu ngjall,
si një Zane u mbështet tek unë...
e mblodha një grusht ujë...
Papritur ajo në duar mu ngjall,
si një Zane u mbështet tek unë...
Mbylla sytë ta puthja në buzë,
siç puthet një vashë e bukur
Por thellë detit u përhumb
e më harroi aty me muzgun...!
siç puthet një vashë e bukur
Por thellë detit u përhumb
e më harroi aty me muzgun...!
SN 26 PRILL 2015
No comments:
Post a Comment