Sunday, May 3, 2015

E DJELE 3 MAJ 2015


Në thonjtë e erës,
u thye dhe një ditë....
Orët perënduan,
si një palë sy të lodhur...
Rime i numurojmë
si pleqtë tespitë,
çastet që vdesin,
nga kjo jetë e rëndomtë...
Dhe dita vrapon,
si një kalë gërmuq,
troku humbet erresirës...
S'ka mbetur asgjë nga kjo ditë,
veç asgjësë që tek asgjëja lëngon...!
SN

No comments:

Post a Comment