Tuesday, May 12, 2015

JE PO AJO

U thyem në moshë, mbi flokët tanë
bora ka shtruar qilimin e saj.
Bashkë me të mendimet u zbardhën
por ne kemi mbetur po ata si më parë...

Une jam Ti dhe Ti je Unë,
bërë tashmë dashnorë siamezë.
Rrafshuam ne një botë të tërë,
me dashurine tone pa zë..

Nuk e di dhe sa dimra të tjerë,
mbi kokë borën do të shtrojnë.
Por një gjë e di me siguri,
deri në vdekje Unë do të jem Ti...!

SHKURT 2013

No comments:

Post a Comment