Wednesday, April 8, 2015

PESIMIZEM


Mbështetur kokën mbi tavolinë,
përmbi tavëll bishtra cigaresh...
Shtëllunga mbetur si mendime pezull,
nëpër dhomë heshtje varesh...

Dhe kështu s'të mbetet gjë tjetër,
të kërkosh falje pa ditur përse...
Të thyesh heshtjen që po të bren,
të durosh kapriçion që tek tjetri fle...
Kokën mbi tavolinë mbështetur,
zënkat rrudhur si bishta cigaresh...
Qelben erë si plehra pambledhur,
ty do të të duhet pa faj të falësh...
SN

No comments:

Post a Comment