(PËR NËNËN)
Ti je stina ku ditët qeshin,
netët vrapojne drejt yjësisë...
Ti je fjala që e duan njerëzit,
shpresa e vetme e lumturisë...
netët vrapojne drejt yjësisë...
Ti je fjala që e duan njerëzit,
shpresa e vetme e lumturisë...
Ti je vështrimi i së ardhmes,
ngrohtësia që sjell vetëm fat...
Ti je ëndrra e vetme e paqes,
je dëshira për të jetuar gjatë...
ngrohtësia që sjell vetëm fat...
Ti je ëndrra e vetme e paqes,
je dëshira për të jetuar gjatë...
Egziston si një ëngjëll i qeshur,
të më përqafosh si të isha foshnjë...
Ndaj dhe zoti pa ty do të kish "vdekur",
të heq kapelen e të thërret Zonjë...
të më përqafosh si të isha foshnjë...
Ndaj dhe zoti pa ty do të kish "vdekur",
të heq kapelen e të thërret Zonjë...
Ti je një stine ku stinët humbasin,
kthehen thjesht në emra e nocione...
Ti je zemra ku të gjithë trokasim,
Ti je kuptimi e kësaj bote.....!
kthehen thjesht në emra e nocione...
Ti je zemra ku të gjithë trokasim,
Ti je kuptimi e kësaj bote.....!
Sotiraq Naçi 15 PRILL 2015
No comments:
Post a Comment