Veç pasqyrës askush s'e kish parë,
djemtë u dogjën si asnjëherë...
Ndonjë pëllumb nga dritarja ka të ngjarë,
ti ketë buzëqeshur e ngacmuar me fjalë...
djemtë u dogjën si asnjëherë...
Ndonjë pëllumb nga dritarja ka të ngjarë,
ti ketë buzëqeshur e ngacmuar me fjalë...
U dogjën djemtë me bukurinë e saj,
gdhiheshin e shpresa i mbante...
Mëngjeseve të pagjumë flinin deri vonë,
të lodhur nga ëndrrat e një nate...
gdhiheshin e shpresa i mbante...
Mëngjeseve të pagjumë flinin deri vonë,
të lodhur nga ëndrrat e një nate...
E jeta vazhdonte me ritëm
Pasqyra lëpihej me ëndje,
Djemtë zgurdullonin sytë,
pëllumbat me të në mëndje...
Pasqyra lëpihej me ëndje,
Djemtë zgurdullonin sytë,
pëllumbat me të në mëndje...
Një ditë s'u shfaq më në dritare΄,
Αjo humbi siç humbet një diell...
Duke lënë pas ëndrra e brenga,
pasqyrën nga marazi thyer...
Αjo humbi siç humbet një diell...
Duke lënë pas ëndrra e brenga,
pasqyrën nga marazi thyer...
SN 06 MAJ 2015
No comments:
Post a Comment