Saturday, May 30, 2015

NDOSHTA S'DO TË IKJE AQ LARG


Ndoshta s'do të ikje aq larg,
nëse do të zgjasja një ''ombrellë"
dhe Ti të strukeshe pa fjalë
drejt gjoksit tim thellë...
Ai largim i heshtur, i ftohtë
dhe hapat e rëndë si patkonj...
S'do të më vrisnin aq rëndë,
ashtu siç të vrasin vargonjtë...
Ndoshta s'do të ikje aq larg,
si një rrugice e humbur në horizont...
Ku dredhash gjarpëronin lotët
dhe une tek rija e vështroja kot...
E ç'mund të bëja tjetër më??
Ti ike për te mos u bërë më e gjallë...
Ndërsa unë përsërisja nën zë,
"Më fal të lutem edhe këtë radhë"
Ndoshta s'do të ikje aq larg....
SN 30 maj 2015

No comments:

Post a Comment