Wednesday, April 3, 2013

Dallge tinzare,,

Sa tinzare dallget e detit
inatin perplasim nder shkembinj
dhe pse shkembi shkemb eshte
dallga ja ha shpirtin me te mire

O ti shkemb me kot lodhesh
kush ka fituar me burreri..?
Mos e beso kur te lepihet
te ka lodhur e ti ka mare hijet..

Per ndryshe ska si spjegohet,
dikur kreshtat e tua deri ne det
e tani tek te shoh me dhimbsesh
fusha me rere vajmedet...!


SoVaNa  4 Mars 2013

No comments:

Post a Comment