Tuesday, April 2, 2013

SA E SHKURTER JETA PER MERI TE GJATA..



Si ikin vitet e si kupton
kur ndihesh keq e monoton,
si tiktake oresh te prishura
ku gjithe ritmin e percudnon..

Valle perse jeta qenka keshtu
te mirat i ka te gjitha nga pak
dhe kur mendon se dic ke aritur,
ti rremben pa pyetur, pa pritur...

Shpesh mendoj dhe shpirti me vritet,
sa shpejt me iken vitet e mia,
lozja qeshja,e te ngopur sndjeja,
lodrat nga duart shokeve u rrembeja..

U rrokullisen si kade vitet
dhe kur shoh te dashurit qe vuajn,
me leshon shpirti me leshon zemra,
tek shoh jete, qe ndahen nga mua..

Dhe sa dua mbas tyre te vrapoj,
ti lutem zotit te mos mi mare,
si mundem une te rroj pa to
pa kujtimet e mia sjetoj dot i ndare..

E di qe jeta eshte ndertuar keshtu,
dikush me te qara vjen ne kete jete
mes gezimit dhe harese,
por kur ndahesh ndihesh keq,

ndihesh keq kur iken nje jete,
akoma pa mbushur gjashtedhjete,
koken ve midis grushtash e qan,
e pabesa te rremben dicka te shtrenjte..

Jam i lodhur me fuqi skam,
u rrezova dhe jeta them sa e padrejte,
lotet nga syte nuk mu ndane,
qe ate vit qe e humba babane..

Kur njerezit qe i do nga ty largohen,
nje pjese e jotja nga ty ka vdekur,
ndaj dhe sflet dot te mbyt vuajtja,
te mbysin lotet tek rri i heshtur...!!

No comments:

Post a Comment