Thursday, June 27, 2013

LOTET E NENES





LOTET E NENES
___________________

Ca lot nene me pikuan ne shpirt
e mbas tyre reka si i mare,
te mos i lija te thyeshin me dhimbje
nga syri i saj si kristal...

Me thuaj nene, c'qene ata lot?
Nese ishin nga lendimi
qe une te kam bere padashur,
nuk do te mjaftonte pendimi,
per lotet e tu te zbrazur...

Do te shtrihesha si femije ,
prane gjoksit tend i heshtur,
te kerkoja mijra e mijra falje
deri sa zoti dhe dielli,
ta ngrohte zemren tende te madhe...

E nese jane lote malli,
qe te mundojne pa rreshtur,
ne liqen me eshte kthyer shpirti
nga lotet e mi te derdhur...!

SoVaNa 27 QERSHOR 2013







No comments:

Post a Comment