Tuesday, April 2, 2013

GJIROKASTRA

Kalldremet me te emblat gurre
misteret e feminise me fshihni
sa zili ju kam dhe sa mall per ju
dhe pse gjunjet cope mi benit..


Kallderme dhe gurre qe dikur
ju urreja aq shume ju shaja
dhe tani me jeni aq te embel
prane jush te isha me lot tju laja..!

Me sillni nje gur te sokakut
ku u rrita e endrat i beja lodra
e lodrat me rriten e me bene burre
qe me ju su ngopa kurre..!

No comments:

Post a Comment