Tuesday, April 2, 2013

Mall..

O si me beri keshtu ky malli,
me ktheu dhe njehere si dikur,
sa here kujtoj vendelindjen,
dua te bisedoj me cdo gurr..

Te bisedoj e te flas ate gjuhe,
gjirokastrice si asnje tjeter,
te kendoj me ze nje kenge,
per drinon dhe kalane e vjeter..

Te shkoj e te hap sepeten,
Ku JOSHA(gjyshja) ime e shtrenjte
me nikoqirllek na shperndante,
zarikote(embelsirat) qe mbante fshehte.


Aq mall kam dhe deshire,
mengjesin ta pres te sokaku,
te kendoj me shoke e si dikur,
te me vloje dhe njehere gjaku..!


19 mars 2013

No comments:

Post a Comment