Tuesday, April 2, 2013

SA ME HUTOVE


________________

Po si me ike ashtu pa fjale
ate mbremje te vone me shi,
sa shume doja te flisja sa shume
e te te thoshja ishe e vetmja dashuri..

Po se di se si gjuha mu lidh
dhe fjalet nga shpirti mu tremb,
ate mbremje kisha shume ftohte,
e doja perqafimin tend....

Me shikoje drejt e ne sy
e nje kenge kendove per mua,
ajo fliste per nje dashuri , 

mua te marit shpirti mu hutua


Sa doja nje puthje te te jepja
e te njomja buzen time te thare,
po se di cme trembi dhe mbeta,
kisha frike se me quaje te mare..

Tani sa here e kujtoj ate nate
e kuptoj se kenga ishte per mua,
vertete aq shume isha hutuar,
kur ti me kenge ma the te dua..

Po si te lashe une ashtu te ikje
dhe te drejte kishe qe me the buf,
o zot ti shpirtin tim ma fike
dhe une mbeta si matuf..

2013 SoVaNa**



17 mars 2013

No comments:

Post a Comment