________________
Ikja jote
si tehu i shpates me qendron mbi koke,
mbledhur kruspull mendimet e mia,
vrapojne mbas teje te te kthejne pas,
mungesa jote mbeshtjell rreth meje,
si pirg bore kerkon te me mbaje...
Me kujtohen trendafilat e eger
mbi murin e kopeshtit tend...
E qeshura jote e embel gjalle me mban,
aroma e kendeshme e luleve jargavan...
Ku sa here ti thurja kurore mbi koke
e ti vetem qeshje e ne syte e tu
e ndjeja se me puthje ne distance...
I dehur te flisja une kuturu,
fjale pa lidhje si ne nje tjeter bote...
Mungesa jote
si shpate me qendron mbi koke
a te qendron ty se di...
Me mungon shume e ndjej
a te mungoj une zemra me thote...
Mengjes, nje kafe vetem pa ty,
por une tufen e trendafilave ketu e kam,
kafen e bera dhe e ndava ne dy filxhan
do te ulem e qete qete do ta pi,
filxhani yt kafen time mban...!
16 maj 2013
No comments:
Post a Comment