Wednesday, July 24, 2013

S'KISHTE QENE E THENE


S'KISHTE QENE E THENE

__________________________



As mos e mer mundimin te me thuash,
''s'ke ci ben te ishim bashke s'qe e thene''
Sepse ti pervec kafeve qe pije bareve,
ndjenjen se ushqeve por me vetmi e vrave...!



Pervec lotit qe te mbiu ne qerpik,
duke lexuar fantazi dashurish diku ne dritare,
ate ndjenje qe kish mbire e qe donte vaditur,
e shihje dhe mjaftoheshe vec me keqardhje...

Nje dashuri e brishte e vrare ne kerthize,
nje fjale e thene thjesht per nje kurreshtje,
nje ''te dua je e embel'' e qe lind nje embrion,
sa vrasese eshte per dike tjeter qe si ty s'mendon...

E tashme ti i djegur nga kafete e tua,
i plakur e i thinjur ne vetmine qe te mbyt,
ri e ngushellon veten e pa menduar thua,
s'kishte ''qene e thene qe ti te ishe me mua''...

SoVaNa 24 korrik 2013

No comments:

Post a Comment