Monday, July 8, 2013

TE GJITHA MI MORE


TE GJITHA MI MORE
_____________________

Ca grimca bisede me kendonin ne vesh,
si cicerima zogjsh me vinin aq embel,
..thuam te verteten a do te me duash perhere
apo keto puthje do te mbeten enderr..

Mrekulluar i degjoja e i ndjeja ato fjale,
vertete spo e besoja kete enderrim,
dhe i zhytur ne buzet e tua si nder vale,
fjalet mu kthyen ne puthje pambarim...

Te te thosha doja dicka per endrrat,
apo per puthjet qe flisnin pa folur,
por buzet e tua me vume ne siklet,
gjalle ne bote se pranonin tjeter bisede...

Ndaj ti e dashur mos me pyet a do te dua
gjithcka qe kisha ta dhashe nder puthje
pervec bisedes qe mes puthjesh mbeti peng
me more dhe gjumin si trofe lufte...!

8 KORRIK 2013



No comments:

Post a Comment