Monday, July 1, 2013

TE PRES KETE MBREMJE


Kete mbremje te pres te vish,
dritaret i kam lene hapur,
ska kuptim te hyje flladi
e ti te me rrish larg e te mos hysh...

Te pres me cigaren ndezur
qe shpirtin cuditerisht me djeg
e thith dhe tymi nuk gjendet,
mbase sdo qe te te tremb...

Kete mbremje te pres te vish,
te jesh vetem ti dhe asgje tjeter,
pa kemish nate a gjithfare stolish,
te jemi une dhe ti me shpirt...

te ndezim driten e syve
e zemrat ti shtrojme si vater,
te ndezim zjarrin e munguar,
e ta zbojme kete qene nate...

Kete mbremje te pres sinqerisht,
mos harro cte thashe,
drite do te kemi vetem syte,
zjarr ate qe te japin dashurite...!


1 KORRIK 2013




No comments:

Post a Comment