Ky lanet gjume s'po me ze sonte,
mendimet me lodhen me kane mberthyer
me duket sikur jam shtrire mbi yje
dheu ne qiell me eshte kthyer...
S'duroj dot as carcafin mbi trup,
kjo vape e poshter ma mori frymen,
kulloj ne djerse e ne endrra humb,
shoh nje liqen te paster e te pafund
Nga liqeni i kulluar sec doli nje zane
nje bukuroshe nudo me lekure te bardhe,
sa bukur notonte e c'trup te bukur kishte,
qeshte me shkelte syrin e kridhej nder vale...
S'u mendova gjate ne kete pisk vape,
etja me kish mare e zanen ma kish enda,
te zhytesha doja e te notoja si zana,
harrova se qe enderr e ne cimento u gjenda...
Ky lanet gjume me beri te pa beren,
mendimet mi trazoi e mi ktheu ne re,
yjet i ngaterrova i ktheva ne shtrat,
qiellin pa kuptuar e ktheva ne dhe...!
No comments:
Post a Comment