Wednesday, August 21, 2013

FUSTANI I KUQ ME PIKA TE BARDHA...!


_____________


Ajo dite me shi te rrembyer,
ku ndihesha i vetem dhe pa drite,
fjalet me ishin sosur e bere dru,
nen strehez veshtroja stuhine...

Befas kalove ti dhe qielli mu ca,
me fustanin e kuq me pika te bardha,
me buzeqeshe dhe me pyete si je,
une ferkova syte e me uje shiu i lava...

Mijra yje me shkelqyen ne sy,
dhe sa rahje ne zemer me trokiten
gjuha mu tha dhe fjale dot s'nxora
ate kohe sa shume doja te fluturoja...

Ti ike dhe qeshe me hutimin tim,
dhe shiun se ndjeja qe me kish lagur,
shikimi me ngriu mbi ty si nje yll,
pa spirance me mbeti shpirti....!

SoVaNa gusht 2013
 — me Natasha Naci.

No comments:

Post a Comment