Thursday, August 29, 2013


I TRISHTUESHEM KY QYTET...
____________________________

S'e di perse me duket i heshtur,
ky qytet ku dikur me mahniste.
Ri e veshtroj dhe mbetem i trembur,
asgje me s'me ngroh e shpirti s'me qesh..

Mbase ti i jepje drite dhe e ndrije kete qytet,
mbase isha une qe merja drite nga ty,
a te qeshurat e tua me mbushnin me jete,
se kuptoj dhe s'ndihem mire nuk e di...

Erdha i mbarsur me deshiren e madhe
te gjeja dicka nga zeri dhe floket e tu.
Ca kujtime te me ngjalleshin e te me ngrohnin,
te me kujtonin embelsine e syve te shndritshem blu...

Por jo, ky qytet s'qe me ai i endrrave te mia,
mu duk i zymte, i lodhur, i vrare e pa jete.
Dikur thosha perse me ben kaq te lumtur,
tani e kuptoj, ishe ti lumturia vete...!

No comments:

Post a Comment