Tuesday, August 13, 2013

PASIONI I MEKATIT

  1. PASIONI I MEKATIT
    ______________________

    Pasion i mekatit vertitet rreth meje,
    sa here kam thene s'jam i prere per te,
    si per dreq edhe perse une nuk dua,
    me del perpara e rrugen me ze.

    Une kaloj serioz e se kthej koken,
    si nje kalores fisnik serbes serbes,...
    po a ka burre nene te ndryshoje boten,
    kur nje bukuroshe kalon aty pari e buzeqesh?

    Harroj ckam thene dhe pse jam betuar,
    se kam nje familje e nje te mire grua,
    qe sme le gje manget e s'duhet lenduar,
    eh dreq o pune po kesaj ci thua?

    Kthehem e shoh me shume miresjellje,
    ti prek doren dua e ti them je lule jete,
    me shkaterrove ti me ate buzeqeshje,
    bukuri magjepsese bukuri qe vret.

    Pastaj e mbledh veten e mendjes i therras,
    dridhem si purteke e zgjohem nga gjumi,
    belbezoj pakuptim e syte me behen flash,
    c'ben mor i mare mor te marte lumi!

    Nxitoj e vazhdoj rrugen si hije kthej koken ,
    kujtoj veten time dhe betimin e bere,
    ''kurre te mos biesh ne preher te mekatit,
    se ti e ke zgjedhur rrugen tende te fatit''...!

    SoVaNa 13 GUSHT 2013

No comments:

Post a Comment