Saturday, August 17, 2013

TE KAM LARG


TE KAM LARG
___________________
Do te dal sonte,
do te te kerkoj
livadheve ku shetisnim...
E di, tashme ti je larg
por une do te dal
e te gjej gjurmet e tua...

Aty ku barin shkelem,
puthjet i ndezem mbremjeve...
Ta dish sa shume lule,
kane mbire e rritur,
lule dele e kamomili,
lulekuqe si buzet e tua...

Tashti qe te kam larg,
i dua te gjitha ti kujtoj ,
ti ndjej e ti prek,
te ulem prane tyre
e te bisedoj si me ty,
ato mbremje te purpurta...

Kujtoj puthjet e tua,
magjine dhe mallin,
ma ndezin dhe zjarrin...
Buzeqeshja jote e embel
si nje tufe trendafile roze,
shperndare fletet ne timin shpirt...

Te kam larg sa larg....
por ketu brenda shpirtit
te ndjej perhere
deri ne vdekje...!

SoVaNa 17 GUSHT 2013

No comments:

Post a Comment