Saturday, September 14, 2013

PER VAJZEN TIME...!

PER VAJZEN TIME..!
______________________

Nje copez nga imja zemer,
ka kohe qe e ndjej tek reh larg.
Nje copez e shpirtit tim femer,
me ka lene pa goje e pa fjale...

Eshte e shtrenjta vajza ime,
gjeraqine e shpirtit tim
qe ka shkuar per studime
e me ka lene bosh shtepine...

Tek pasqyra ne dhomen e saj,
ri e veshtroj vogelushen e ikur,
syte dhe lotet deshmitare,
si dhe fotot ne xham ngjitur...


E kam larg e ri mendueshem,
si ardhka dita u ritka femija
por me keq nga jotja zemer,
kur te largohet pjesa femer...

Mbetem keq e fjal nuk kam,
kur mendoj se i degjoj vec zerin,
ah ti bije sa me dhemb shpirti,
kam aq mall sa me vret te terin...

E kur vjen e me iken prape,
(bija ime ti me vjen shume rralle)
ndihem keq e me vete flas,
sa i poshter qenka ky mall...!

SoVaNa 13 SHTATOR 2013

No comments:

Post a Comment