Thursday, September 5, 2013

PLAKU I PELLUMBAVE

PLAKU I PELLUMBAVE
_______________________

Ai dilte cdo mengjes i vetmuar,
burre i kerusur nga vitet dhe hallet.
Si dru i vjeter rahur nga ererat,
i bardhe ne floke si bora ne male...

Ne shesh i mblidheshin pereth pellumbat,
ne supe i qendronin dy te bardhe,
si statuja te paqes dhe e veshtronin,
ne preher dy gri e te gjashte kendonin...

Pellumbat guisnin kengen e tyre,
plaku pa levizur fishkellente nje melodi.
Ne grusht mbante nje dore misra,
shperblimi qe u jepte per shoqerine...

Por nje mengjes plaku nuk doli
u ngrit me zor nga shtrati i lengimit,
ca hapa beri drejt portes tere mundim,
kerkonte pellumbat tu jepte lamtumire...

Si dru i rende e i vjeter ku deget kercasin
misrat ne dore mbante si fryt i mundit
u fik si nje qiri ky mik i pellumbave
aty tek porta i vetem dha frymen e fundit...!

SoVaNa 5 SHTATOR 2013





No comments:

Post a Comment