Saturday, January 11, 2014

IKIN VITET

A e sheh si ikin vitet,
nganjehere mendoj se ti,
me veshtron dhe nuk ndihesh,

por vec leshon psheretime...

Por psheretimat nuk jane fjale,
as nuk e ngjallin dashurine...
Thjesht te vrasin aq ngadale,
si pike e lotit nen qerpik...

Shpirti im qe qan padashur,
endet mendimesh i pashprese...
Sa shume lodhje, sa shume brenge,
si pune e gjetheve qe su mbetet vese...

Nganjehere kjo dashuria,
mbetka nje fantazem vrasetare.
Qe vec e shohim neteve ne gjume
e mengjeseve kthehet ne varre...

E perse qenka e shkruar,
qiejve ndjenjat te na treten.
Mbremjet ti mbushim me psheretima,

e zemrat pengje te na mbeten...!

No comments:

Post a Comment