Ri e vështroj në një dritare,
një vogëlush tek tund doçkat e saj...
Bukuroshe, syqeshur dhe e embël,
si një dallandyshe e parritur më ngjan...
Një Nënë pranë që vetëm qesh,
me nojmat dhe fjalët e pakuptim...
Të ndihet e lumtur si një princeshe,
me dallandyshen e saj që cicërin...
Ashtu si valët që përkedhelin bregun,
gjithë ëmbëlsi me shkumën e butë...
E përqafon dhe Nëna si një sirenë,
me mijëra puthje i jep me buzë...
Çaste magjike që vijnë ne jetë,
Si përalla me e bukur që mrekullon.
E vetmja që është aq e vërtetë,
sa buzët dhe sytë që i ndricojne...
Të jesh një NËNË qënka vërtet magji.
Unë që ri e vështroj në atë dritare...
Mahnitur jam, pse jo dhe i dashuruar,
tek i shoh aq të lumtur e të përqafuar...!
SoVaNa 6 JANAR 2014
një vogëlush tek tund doçkat e saj...
Bukuroshe, syqeshur dhe e embël,
si një dallandyshe e parritur më ngjan...
Një Nënë pranë që vetëm qesh,
me nojmat dhe fjalët e pakuptim...
Të ndihet e lumtur si një princeshe,
me dallandyshen e saj që cicërin...
Ashtu si valët që përkedhelin bregun,
gjithë ëmbëlsi me shkumën e butë...
E përqafon dhe Nëna si një sirenë,
me mijëra puthje i jep me buzë...
Çaste magjike që vijnë ne jetë,
Si përalla me e bukur që mrekullon.
E vetmja që është aq e vërtetë,
sa buzët dhe sytë që i ndricojne...
Të jesh një NËNË qënka vërtet magji.
Unë që ri e vështroj në atë dritare...
Mahnitur jam, pse jo dhe i dashuruar,
tek i shoh aq të lumtur e të përqafuar...!
SoVaNa 6 JANAR 2014
No comments:
Post a Comment