Monday, March 17, 2014

27 MARS ,DITELINDJE

27 MARS,DITELINDJE...
_____________________

U linda kete muaj nga Nena ime e shtrenjte
dhe qava sic qan cdo femije ate cast...
Nuk e dija se do te egzistonte vjeshte,
as dimer jo; e mendoja perhere fundmars...

Por si te gjitheve me kane bluar ndjenjat,
here jam gezuar e kam qeshur me shpirt,
(Sidomos kur Nena me puth e me thote bir),
here dhe kam qare, sic qajne femijte...

Qava aq shume kur u nda nga kjo bote,
me dhembi qe su ndodha e ti mbyllja syte...
Traut te shtepise Babait tim te dashur,
ti thosha qe e doja njesoj si perendite...

Sot ja ku jam e me rrendojne mbi shpine,
vitet qe me kerrusen e kujtimet gjithashtu...
Jeta qenka e vrazhde dhe une si tallaz mbi det,
here pikez e vogel gezimi e rrallehere i qete...

Por une jetoj dhe jam perseri ne kete bote,
nje femije thinjosh qe lotet si kam lene...
E te me thone u plake sikur s'me vjen mire,
perderisa Nena vazhdon te me therras bir...!!

SoVaNa 27 MARS 2014

No comments:

Post a Comment