Friday, March 28, 2014

SI U NDAME PER SE GJALLI

SI U NDAME PER SE GJALLI
_________________________

Po c'thame valle e per se gjalli u ndame,
te ftohte akull si stalagmite shkembinjsh...
Keshtjelle prej rere paska qene valle,
gjuhen e prishem e tash s'jemi me miq...

Se ti sa here per mua ishe betuar,
se nese do te vije diku nje pasuri...
Ne mes me mua do ta ndaje te uruaren,
nje jete bashkuar do te ishim nje shtepi...

Dhe une betuar isha se nese semuresh,
(qofte larg se nuk vjen gje nga goja)...
Permbi kryq do te zhytesha lutjesh,
deri sa ty te te kthehej buzeqeshja...

Por fatkeqesisht nuk ndodhi as njera.
Dicka fare e thjeshte na ndau te dy,
ca thashetheme diku te thena...
Mjaftuan e ne te beheshim armiq...

Po c'thame valle qe se gjalli u ndame,
keshtjelle prej rere paska qene kjo miqesi...
Sa tu vinim veshin te tillave fjale,
e vellazerine ta kthenim ne hipokrizi....!!??

SoVaNa 28 MARS 2014

No comments:

Post a Comment