Tuesday, April 22, 2014

FEMINIA IME

Hershem femije une qaja shume,
me thoshin se isha grindavec...
Por perhere lotet edhe perse curg,
papritur me mbinte buzeqeshja mbi buze...

Fjalet deri vone me shume i belbezoja,
sa Nena trembej e thoshte korba une,
ketij djali kam frike se do ti mbahet goja,
as nuse s'do te gjeje, pale te jete per pune...

Por une qaja sepse askush se kuptonte,
shpirtin tim qe ziente nga feminia...
Qaja sepse te rriturit s,ma vinin veshin,
e vetem qeshnin e deheshin nga rakia...

Belbezoja sepse shihja aq shume endrra,
sa shpesh me ngaterroheshin me fjalet...
Si femije qe isha ma kish aq shume enda,
te kisha gjithcka ne kete bote te vaket...

Une qaramani tashme jam bere burre,
nuk mbeta i pa martuar sic thoshte Nena...
Por e ndjej qe me mungon shume feminia,
ika i pangopur nga lotet dhe belbezimet e mia...!

SoVaNa 22 PRILL 2014

No comments:

Post a Comment