Friday, April 18, 2014

KJO PRITJE E GJATE

____________________

Sic duket na lodhi pritja e gjate,
ditet qe ngrysen e kthehen ne nete...
Na sjellin prane nje kujtim, nje serenate
kur kendonim nen henen e zbehte...

Kengen qe se harruam kurre,
fjalet e embla qe na sillnin paqe...
Qe derdheshin nga telat e nje kitare,
si lotet e tua pa ze permbi faqe...

Por s'na mjaftonte vetem zeri yne,
qe dridhej kur kendonim aq shume...
Pa njeri tjerin duket si nje shkrepetime,
kjo pritje e gjate s'paska fund...

Ti hajde dhe me thuaj se me do,
e nen ze ato vargje mi kendo...
Nese s'mundesh te me vish prane,
une dashuruar jam me pritjen e gjate..!.

SoVaNa 18 PRILL 2014

No comments:

Post a Comment