Monday, September 22, 2014

I VETMUARI

_____________

Se dinte përse se deshi femër
dhe pse për dashuri ish i etur...
Të puthte me zjarr ëndërroi një jetë,
por puthje kërkund s'kish gjetur...

Ç'qe ajo që i mungoi vallë,
qe i trembte aq shume femrat...
Tu thoshte që per to kish mall,
kish drojtje dhe frikë pa masë...

Mbeti i vetem pa miq e shokë,
deri kur vdekja i qëndroi pranë...
Tha fjalën e fundit i shkrehur në lot,
ndoshta në parajsë do të kem fat...

Sotiraq Naçi 22 SHTATOR 2014

No comments:

Post a Comment