Friday, September 19, 2014

NJË DITË DO TË VISH NGA LARG

Një ditë Ti do të vish nga larg,
do të kërkosh me drojtje ca gjurmë
Ca gjurmë që dikur të lanë vragë
ndoshta dhe lot që të ridhnin çurg...

Pa dhe do të pyesësh me "kujdes",
për filanin që të kalonte tek porta dikur...

Për një djalë të qeshur sy bojëqielli,
flokëgështenjë me buzëqeshje plot nur...

Dikush do të të thotë si pa të keq:
-Se paske harruar xhanëm kaq kohë...!?
Ai mavri s'është kthyer, u tret në kurbet
dhe emri tashmë i është harruar...

Ti, do të bësh sikur s'është gjë
por thellë në shpirt do të ziesh...
Zemra do të të qaj në heshtje pa zë,
sikur s'ka ndodhur gjë do të shtiresh...


Një ditë Ti do të vish nga larg...
Ndoshta e përmalluar sa më s'thua...
Për këtë qytet s'do të kesh më mall
e do të të duket vetja e huaj...


Sotiraq Naçi

No comments:

Post a Comment